Kisha Katolike në Shkodër ka përkujtuar 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Dhjetëra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë që u mbajt në katedralen e Shën Shtjefnit e me pas u organizua edhe procesioni tradicional.

Me këngë e lutje, besimtarët parakaluan nëpër rrugët kryesore të qytetit për tu ndalur me pas në qendër të Shkodrës, aty ku ndodhet edhe busti i shenjtores.

Leopold Shkreli është një i moshuar, që prej vitesh, çdo dite kujdeset për bustin e Nënë Terezës dhe në këtë ditë të shenjtërimit, u falënderua edhe nga kisha katolike për kontributin e tij

Duke bërë apel që Nënë Tereza të jetë një shembull në jetët tona, famullitari Dom Vlash Palaj u ndal në problemet e shumta që po kalon shoqëria jonë, nga mungesa e dashurisë për njëri tjetrin tek, krimet dhe abortet.

Shkodra ka një lidhje të fortë me Nënë Terezën pasi familja e saj për disa kohë jetoi në një prej lagjeve tradicionale ndërsa vetë shenjtorja, pas komunizmit e vizitoi disa herë këtë qytet. Në vitin 1993, Nënë Tereza, shoqëroi edhe Papa Gjon Palin gjatë vizitës së tij në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA