Ralf Gjoni në “Top Talk”: Kriza në Shqipëri nuk i shërben interesave të SHBA-së në rajon

05/09/2019 17:09

Deputeti i Grupit Parlamentar të Pavarur, Ralf Gjoni ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ku ka folur ndër të tjera edhe për takimin që zhvilloi me David Kostelancik, drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Kemi zhvilluar një drekë miqësore pune. ka qenë një takim informativ për gjendjen në Shqipëri dhe një puqje e ideve dhe e përplasjeve të ideve se si mund të ecim përpara në këtë moment kyç krize të politikës shqiptare”, tha ai.

  Ralf Gjoni e ka të sigurt. Damian Gjiknuri nuk do të jetë më drejtues i Reformës Zgjedhore

Gjoni tha se kriza politike në Shqipëri nuk i shërben interesave strategjike amerikane në rajonin e Ballkanit.

“Patjetër që është krizë dhe është një krizë që nuk i shërben interesave strategjike amerikane në rajon, është një krizë e provokuar nga elementë të cilët po luajnë kundër interesave strategjike amerikane”, tha deputeti në “Top Talk”.

I pyetur nëse SHBA i ka identifikuar autorët dhe elementët e kësaj krize, Gjoni tha: “Besoj që po, përderisa Ambasada dhe DASH ka qenë mjaft e qartë vitet e fundit.”

“Ajo që u evidentua edhe gjatë bisedës sonë (me Kostelancik) është se Shqipëria ka nevojë të eci përpara edhe më shpejt me përfundimin dhe finalizimin e reformës në drejtësi”, tha deputeti.

Top Channel