Një shqiptar është dënuar me 8 vjet burg në Itali për vrasjen e mbetur në tentativë të një efektivi policie dh plagosjen e një tjetri. Ngjarja ka ndodhur në Asti të Italisë më 25 shkurt të këtij viti.
Enea Veruki, një 26-vjeçar shqiptare që ishte banuese në Asti, u dënua me procedurë të shkurtuar për disa akuza, si: shfrytëzim prostitucioni dhe përpjekje për vrasje vullnetare të një efektivi policie, ku ky i fundit ishte përpjekur që ta ndalonte, duke e ndjekur nga pas.
Ish partnerja e tij, bashkatdhetaria 22-vjeçare, Elsa Qosja, është dënuar me 3 vjet heqje lirie për të njëjtat akuza dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Torino.
Të dy të rinjtë ishin arrestuar natën e 25 shkurtit 2019. Shqiptari dyshohej se ishte tutori i disa prostitutave në rrugët Montegrossos dhe Isolas të Astit. Ai teksa ka parë tentativën për tu arrestuar nga policia, i ka dhënë shpejtësi automjetit të tij tip Mercedes , duke përplasur me forcë makinën e policisë. Si pasojë mbeti i plagosur rëndë njëri prej efektivë dhe kolegu i tij mori lëndime të lehta.
I arratisuri kishte kapërcyer qytetin me shpejtësi të çmendur dhe në të dalë të qytetit të Astit, ishte përplasur kokë më kokë me një tjetër makinë, ku dhe u arrestua sw bashku me partneren.
Top Channel