Sot, rreth orës 14:30, policia është informuar nga një dëshmitar se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, xhaxhai i tij ka tri ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe.
Njësitet policore të Stacionit Policor Pejë, së bashku me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku njësitet e zjarrfikëseve kanë hapur me forcë derën e banesës pasi ishte e mbyllur dhe në njërën nga dhomat kanë gjetur E.I.(1943) pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i E.I. të dërgohet për autopsi.
Trupi i pajetë rreth orës 18:40 është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.
Top Channel