Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Pasi shkaktoi 20 vdekje ne ishujt Bahamas dhe la pas një vazhdë shkatërrimesh, uragani Dorian, i forcuar sërish në stuhi të kategorisë 3, po i drejtohet Shteteve te Bashkuara.
Banorët nga Georgia deri në Virginia janë këshilluar të dëgjojnë më kujdes këshillat e autoriteteve, ndërsa uragani po lëviz ngadalë drejt veriut. Mësohet se disa pjesë të Charleston-it, në Karolinën e Jugut janë përmbytur tashmë dhe situata po vjen duke u përkeqësuar.
Doriani u dobësua pasi preku tokën në Bahamas, por tani ka marrë hov sërish me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 185km/h.
Stuhia i goditi ishujt në 1 shtator me të gjithë forcën e saj. Shpejtësia e saj në atë rast mbërriti 298km/h, më e larta e regjistruar në kohën kur një uragan zbret në tokë. Për dy ditë rresht, ajo u lëshua mbi ishujt e Abacos dhe Grand Bahama, në very të Arkipelagut, kryeministri i të cilit e përkufizoi si njërën nga krizat më të mëdha kombëtare në të gjithë historinë e vendit.
Ai e bëri të qartë se bilanci i viktimave ka shumë mundësi të rritet edhe më tej. Komisioneri për Çështje Humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, deklaroi se rreth 70,000 njerëz “kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë” në Bahamas. Ndihmat urgjente përfshijnë strehimin, ujin e pijshëm, ushqimet dhe ilaçet.
Top Channel