Lagjja “Fermë Partizani”, Kuçovë, pa ujë të pijshëm/ Banorët e mbushin ujin në burimet përreth qytetit

05/09/2019 09:36

Rreth 80 familje të lagjes “Fermë Partizani” në qytetin e Kuçovës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej 8 vjetësh, edhe pse paguajnë afrofe faturat e ujit.

Ndonëse ndodhen vetëm 5 km larg qytetit të Kuçovës, mungesa e ujit të pijshëm i ka detyruar banorët të mbushin ujin me krahë, me kafshë shtëpiake ose duke paguar mjete të ndryshme,ndërkohë që shumë banorë kanë hapur edhe puse në oborret e shtëpive, por uji është i papastër pasi lagjja ndodhet në zonën naftëmbajtëse të qytetit.

Brenda oborreve të shtëpive në të gjithë zonën duken qartë bidona, kova, fuçi e shishe bosh, ndërkohë që në rubinetat e çezmave të tyre nuk rrjedh ujë. Kjo gjendje e rënduar i ka detyruar banorët ta blejnë ujin,edhe për të pirë edhe për nevojat familjare por kostoja e lartë që duhet të paguajnë për blerjen e ujit është bërë e papërballueshme për ta.

Banorët shprehen se kjo situatë e rënduar vazhdon prej vitesh e sidomos në muajt e nxehtë të verës pasi në dimër- siç pohojnë ata- të paktën një pikë uji rrjedh në çezmat e tyre. Banorët deklarojnë se janë ankuar shpeshherë në Drejtorinë e Ujësjellësit, por askush nuk ka marrë asnjë masë. Duke pohuar se,e kanë të pamundur ekonomikisht për të blejnë çdo ditë ujin,banorët kërkojnë bëjnë apel për ndihmë.

Të pyetur në lidhje me këtë shqetësim, drejtues të SH.A Ujësjellës-Kanalizimeve Berat-Kuçovë pohojnë se lagjja është pjesë e ujësjellësit dhe tubacionet e ujit të pijshëm shkojnë në çdo banesë. Duke deklaruar se nuk janë në dijeni për këtë situatë, ata pohojnë se, rrjeti i ujësjellësit do të ketë pësuar çarje ose dëmtim në ndonjë zonë nga vetë banorët që ndërhyjnë në rrjet gjatë stinës së verës për vaditje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA