Kune Vaini, zonë e mbrojtur nga shteti, por e mbuluar nga plehrat
05/09/2019 12:17
Kune Vaini është zonë mbrojtur nga shteti por nuk është aspak e mbrojtur nga mbeturinat. E gjithë vija bregdetare është e tejmbushur nga mbeturinat.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se ndotësit kryesorë janë hoteleria, restorantet dhe pushuesit, por që shumë shpejt Bashkia do të ndërhyjë me të gjithë mjetet e saj që zonës së Kunesë, t’i kthehet identiteti i saj si zonë e mbrojtur.
Për të dytin vit radhazi, kjo zonë nuk ka patur frekuentim nga pushuesit si pasojë e ndotjes së madhe.
Top Channel