Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj çdo ditë dhe më shumë na tregon se modestia është aset që nuk e kanë të gjithë .

Ajo i dha fund beqarisë në vitin 2015, me një prej milionerëve më me influencë në Amerikë, Sam Nazarian.

Ajo ka dy vajza me biznesmenin iranian, dhe nuk heziton në asnjë moment të jetë aktive në rrjetet sociale.

Emina ka treguar se është shumë e thjeshtë në përditshmëri dhe bën maksimumin që fëmijët e saj të rriten në një ambient sa më të mirë.

Edhe pse është gruaja e një milioneri, Emina  na tregon se nuk  ka dëshirë që të ketë dikë që ti bëjë punët e shtëpisë pasi një gjë të tillë mund ta bëjë edhe vetë.  Në rrjetin social instagram ajo ka postuar  disa momente ku shihet me fshesë në dorë. ‘Nusja në flakë’ shkruan ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA