Dokumenti i bllokimit të helmit/ Fermerët e përdorin si insekticid, Peleshi e lejoi si pleh

04/09/2019 19:38

Silicon Mix nuk është pleh, por insektcid që shërben për të shfarosur insektet e qershive në prag të vjeljes. Top Channel ka siguruar proceverbalin e bllokimit të silicon mixit, të realizuar nga inspektorët e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit.

Plehu silikon mix, i pasqyruar me etiket me emërtimin “ EC Fertilizers” nuk rezulton në listën e tipave të plehrave “ EC Fertilizers” të miratuara nga BE-ja, sipas shtojcës nr 1 në VKM 774. Nuk përmbush të gjitha kërkesat për etiketimin sipas dispozitave të ligjit numër 10390 për plehrat.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, bllokimi i 4600 litrave silicon mix, nuk u kundërshtua nga furnizuesi.

Të gjitha veprimet dhe aktet janë kryer në pranin e operatorit të biznesit, i cili në asnjë akt nuk ka shprehur kundërshti, por i ka firmosur.

Silicon mix ky kimikat i dyshimit, nuk është pjesë e plehrave EC Fertilizes, dhe kjo verifikohet fare lehtë me VKM 774 të vitit 2012. Mashtrimin në etiketim e pranon edhe vetë furnizuese. Po sipas raportit të Kontrollit të lartë të Shtetit në 6 nëntor të 2017 operatori i biznesit kërkon të kryejë analizën e plehut për regjistrim në regjistrin kombëtar të plehrave.

Pavarësisht kësaj me urdhër të ish-ministrit të bujqësisë Niko Peleshi, 4600 litra silicon mix hidhen përsëri në treg, sikur të ishte pleh EC Fertilizers

Dritan Sadikaj, pedagog pranë Universitetit Bujqësorë të Kamzës, dhe njohës i mirë i silicit thotë se për të kuptuar se cfarë ëshë silicon mix, institucionet përgjegjëse duhet ta analizonin atë.

“Ky është një produkt që përmban element ushyes mineral për bimët. Ka përmbajtje Silici (SI), i cili është i dobishëm, por jo i domosdoshëm për bimën. Gjithashtu ka dy element të domosdoshëm sic janë zinku (ZN) dhe mangani (MG). Referuar përmbatjes ky produkt mund të konsiderohet produkt për ushqimin e bimëve.”, thotë Sadikaj.

Gazetarja: Po si e shpjegoni faktin që fermerët e përdorin atë si insekticid?

Dritan Sadikaj: Që përdorimi i tij si insekticid është përdorim alternativ, i cili duhet shpjeguar se si ndodh.

Gazetarja: Duke e shpjeguar si?

Dritan Sadikaj: E para duke bërë provat nëse produkti vërtet e bën këtë rol, pra nëse vepron si insekticid. Dhe nëse po kush është baza, ku është mekanizmi i veprimit. Si arrin ky produkt të vrasë insektin. Kjo është një punë eksploruese që duhet bërë mbi produktin.”

Urdhri i Niko Peleshit për të risjellë tek tryezat tona silicon mix-in dhe zbatimi I këtij urdhri nga Autoriteti Kombëtarë I Ushqimit janë veprime në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi. Tregtimi i kimikatit të rrezikshëm silicon mix, tashmë po hetohet nga prokuroria.

Rudina Muça

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA