Rrufeja godet aeroplanin ku gjendej Daçiq, piloti kryen ulje emergjente

03/09/2019 14:45

Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq në rrezik për jetën! Mësohet se një rrufe ka goditur aeroplanin me të cilin Ministri do të udhëtonte drejt Sllovenisë, gjë e cila ka shkaktuar tepër panik.

Për fat të mirë nuk pati pasoja të rëndë, piloti bëri një ulje të detyruar në aeroportin më të afërt të Sllovenisë, pas kësaj, Daçiq ka vazhduar në rrugën e Bledit, ku merr pjesë në Forumin Strategjik.

Bëhet e ditur se një stuhi e fortë goditi Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.

Mediat serbe kujtojnë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që ministri i jashtëm serb ka përjetuar siklet.

Në fund të majit, i njëjti aeroplan në të cilin Daçiq ishte gjithashtu ishte përballur me probleme në qiellin mbi Greqi dhe duhej të bënte një ulje emergjente në Athinë.

Top Channel