Në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e librave falas. Përfitues do të jenë nxënësit nga klasa e 1-5, ndërsa pjesa tjetër është e detyruar që t’i blejnë.
Ndërkohë në Elbasan janë 9934 nxënës nga klasa e 1-5 , në Bashkitë e Elbasanit, Belshit dhe Cërrikut që përfitojnë nga ky vendim.
Ndërkohë libra falas po jepen edhe për 3084 nxënës të kategorive të veçanta, ku përfshihen familjet me ndihmë ekonomike, romët, egjiptianët dhe fëmijët, prindërit e të cilëve paguhen me pension invaliditeti.
Prindërit vlerësojnë vendimin për dhënien e librave shkollore falas ndërkohë që shpresojnë që shumë shpejt të përfshihet edhe sistemi 9-vjeçar.
I përfitojnë librat falas në sistemin 9 vjeçar ata nxënës, të cilët janë fëmija i tretë, në një familje me 3 fëmijë në shkollë.
Librat shkollore kalojnë nga njeri brez në tjetrin, pra nxënësit i dorëzojnë kur mbarojnë ciklin shkollor, por këtu përjashtohen klasat e para. Çdo nxënës i klasës së pare librat i merr të rinj dhe jo nga viti paraardhës.
Top Channel