Sot në Fiks Fare/ Cili është Prokurori që merr para për një dosje?

02/09/2019 14:51

Fiks Fare çel sot në mbrëmje sezonin e ri me një investigim 6-mujor, ku në rrjetën e emisionit kanë rënë avokatë, të cilët marrin ryshfet për oficerë të lartë policie dhe prokurorë.

Investigimi ka zbuluar se për këta zyrtarë janë marrë plot 4 mijë euro, ku nëpërmjet kamerave të fshehta është zbuluar i gjithë rrjeti.
Avokatet sekserë kërkojnë para në emër të prokurorëve të çështjes.

Fiks fare do të tregojë sot sesi u mbyllën për 2 javë hetimet,menjëherë pas pagesës, ndërkohë që hetimet zvarriteshin për shumë muaj.

Risia për këtë sezon, në “Fiks Fare”, emisionin më të madh investigativ në vend, është se janë zgjedhur edhe dy velia të reja. Të dyja pak të njohura për publikun, Dajana Ponari dhe Altea Noka.

Emisioni investigativ, do vazhdojë të godasë me forcë çdo rast të korrupsionit në vend.

Për më tepër, ndiqeni Fiks Fare, nga e hëna në të premte, në orën 20:10 minuta.

Top Channel