![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Partizani po fiton kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0. Golin për ‘Demat e Kuq’ e ka shënuar Solomon në minutën e 23.
Autori i golit vetëm 6 minuta më vonë do bëjë një ndërhyrje horror e për pasojë u ndëshkua me karton të kuq.
Ai në tentativë për të gjuajtur në rrofeshatë ka goditur lojtarin e Flamurtarit, Delia. Solomon i penduar për ndërhyrjen i ka kërkuar falje numrit 25 të vlonjatëve.
Top Channel