Klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës dhe e fituar 2-0 nga bardheblutë, pati momente të një acarimit të madh të tifozëve shkodranë të cilët gjatë ndeshjes hodhën shishe në fushën e lojës, ndërkohë që njëri prej tyre pushtoi edhe fushën e lojës, ndërkohë që pas sfidës sulmuan me sende të forta autobusin e kryeqytetasve.

Klubi i Vllaznisë reagoi ndaj kësaj ngjarjeje nëpërmjet një komunikate të postuar në rrjetin social Facebook duke konsideruar arbitrin Enea Jorgji si përgjegjës të situatës së krijuar.

Në komunikatë, Klubi i Vllaznisë theksoi se skuadra shkodrane u penalizua nga arbitri Jorgji që pati një sjellje arrogante e provokative, gjë që solli edhe acarimin e lojtarëve që u përçua edhe te tifozët në stadium.

Klubi shkodran theksoi gjithashtu se arbitrimi i Jorgjit pati edhe këtë rezultat jo të favorshëm për Vllazninë që nuk kërkon asgjë tjetër përveç gjykim të paanshëm në fushën e lojës.

Top Channel