Tirana çdo ditë e më shumë po bëhet një qytet ku mund ta gjejë veten gjithkush. Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë politikave ambientaliste, që nxisin përdorimin e mjeteve që nuk ndotin ajrin, siç është edhe përdorimi i biçikletave. Kësaj here ndërmarrjet bashkiake kanë përfunduar një tjetër korsi të dedikuar vetëm për dy rrotakët.
Bëhet fjalë për korsitë e dedikuara në Rrugën e “Kavajës”, të cilat janë pajisur me të gjithë sinjalistikën e nevojshme për të lehtësuar lëvizjen e biçikletave. Për ndërtimin e tyre, bashkia e Tiranës shfrytëzojë hapësirën mes dy anëve të rrugës që shërben për makina, ndërsa korsitë e biçikletave kalojnë përmes pemëve dhe bimëve dekorative.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndër të tjera bën me dije se ndërmarrjet e bashkisë punuan natën që të mos bëheshin pengesë për qarkullimin e automjeteve. “Tirana 24/7! Shfrytëzuam orët e natës, për të vijëzuar korsinë e biçikletave te “Rruga e Kavajës”. Tani mbetet vetëm që secili prej nesh të respektojë hapësirën e këmbësorëve, çiklistëve dhe makinave”, shkroi Veliaj.
Top Channel