Sot është data e fundit për nënshkrimin e koalicioneve nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Ndër koalicionet më të bujshme që janë paralajmëruar është ai mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetevendosje. Afati  për regjistrim skadon në mesnatë. Gazetarja e Top Channel në Kosovë, Alberta Hashani tha se kanë mbetur më pak se 12 orë deri në mbylljen e afatit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore, por asnjë subjekt politik në Kosovë nuk e ka bërë deklarimin e tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se ende janë në pritje. “Deri tani 12:20 nuk kemi pranuar asnjë deklarim të partive politike për koalicion. Ashtu siç kemi njoftuar, ky afat përmbyllet sonte në ora 24:00. Të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje në emër të ndonjë koalicioni, duhet të deklarojnë edhe partnerët e tjerë të atij koalicioni, deri në afatin e përcaktuar (pra njoftimi duhet të nënshkruhet nga të gjithë partnerët e koalicionit)”, ka thënë Elezi.

Deri tani katër parti kanë hyrë në koalicion, AAK me PSK dhe Nisma Socialdemokrate me ARK. Një koalicion tjetër pritet nga dy ndër partitë më të mëdha në Kosovës, LDK-LVV, për të cilat problem është bërë posti i Kryeministrit. Megjithëkëtë në një bisedë për Top Channel, kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani pati deklaruar se ky bashkëpunim do të realizohet qoftë para apo pas 6 tetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA