Në Helsinki zhvillohet sot takimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Takimi me shumë gjasë do të dominohet nga tema e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç e tregoi qartë dhe deklarata e parë e komisionerit të zgjerimit Johanes Hahn Fill pas mbërritjes në kryeqytetin finlandez, ku tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për perspektivën europiane të rajonit.

Hahn përsëriti edhe një herë se Prishtina duhet të heqë tarifat prej 100 për qind të vendosura mbi mallrat serbe e boshnjake, ndërsa për Beogradin tha se duhet të heqë dorë nga fushata kundër Kosovës.

“Të dyja palët duhet të bëjnë disa hapa në drejtim të njëra tjetrës, dhe pastaj mund të gjejmë një zgjidhje. Kjo nuk është e pamundur”, deklaroi zyrtari i lartë europian.

Kosovën në këtë forum po e përfaqëson, Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli. Burime nga presidenca finlandeze, të cilët organizuan këtë takim, theksuan se ata nuk pajtohen me vërejtjet e palës serbe për pjesëmarrjen e barabartë të zyrtarëve të Prishtinës në takim, pasi ky është një takim joformal ku do të diskutohen tema me rëndësi të madhe për të gjithë rajonin.

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçic e ka përmendur vazhdimisht taksën e vendosur mbi mallrat serbe si arsye për pezullimin e bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA