Ka dalë traileri i parë i serialit të ri “the New Pope” , me regji e skenar të Paolo Sorrentino dhe protagonist John Malkovich e Jude Law.
Ai nis më papën e veshur me mbathje që ecën në një plazh të mbushur me femra, duke nxjerrë në pah trupin e drejtë e plot muskuj.
Në 2017-tën, HBO transmetoi njërin prej serialeve televizive ndoshta më të çuditshme të atij viti, “The young pope”, ku Jude Law shfaqej si kreu i kishës katolike në një histori të thurur me kujdes e të xhiruar bukur, e cila për herë të parë, solli dhe një përcaktim qe nuk ishte lidhur ndonjëherë më parë me papatin: “joshës”.
Tani rikthehet për një sezon të dytë e këtë radhë quhet “The New Pope”, sërish me Sorrentinon si drejtues i show-t dhe divin e Hollivudit, Malkovich, si pasardhësin e papës Piu XIII. Në një intervistë për Variety, Sorrentino sqaroi se The Young Pope u mbyll me personazhin e Law-t që hyn në gjendje kome dhe kisha zgjedh një zëvëndësues të mundshëm.
Por koma e Law-t mund të mos jetë e pakthyeshme, ndaj sezoni i ri do të ketë ca të papritura deri në atë pikë sa në episodet e ardhshme, dy papë të bashkë ekzistojnë me njëri tjetrin.
Top Channel