Programi i parë dhe i vetëm dedikuar bukurisë! Një show televiziv, që do të përballë në një sfidë të vërtetë, profesionistë të fushës së bukurisë!
Si pjesë e programit maratone “E diell” 14 konkurrentë, do të garojnë për 14 javë me radhë për vendin fitues! Një juri profesioniste do të ndjek punën e tyre përgjatë çdo jave duke përzgjedhur në fund më të mirët!
Një show reality, që do ti dedikohet tërësisht fushës së bukurisë. Audicionet janë të hapura për të gjithë parukierët, make up artist apo estetistët. Për të rinjtë e talentuar që aspirojnë të zhvillohen në fushën e bukurisë, por edhe për profesionistët, që prej vitesh kanë sallonet e tyre të bukurisë.
Ky program javë pas javë do të shfaqë në publik aftësitë e të gjithëve, duke përzgjedhur më të mirët e fushës. Të cilët do të kenë mundësinë e një trajnimi në Itali, por edhe mundësinë e arredimit të një salloni nga fillimi.
Profili i secilit konkurrent do të bëhet i njohur për publikun e gjerë, duke krijuar kështu më shumë raporte bashkëpunimi e duke ofruar më shumë mundësi për secilin.
Audicionet janë hapur dhe ftohen të gjithë të aplikojnë duke plotësuar formularin në këtë link http://aplikime.top-channel.tv/ediell/, ose për më shumë informacion të telefononi në numrin e celularit; 0684064648.
Top Channel