Sezoni i ri i “Në shtëpinë tonë” fillon së shpejti. Duke nisur nga muaji shtator, mesdita juaj do të kalohet në ekranin e Top Channel me shoqërinë e Florianit dhe imazhit të ri të emisionit të përditshëm familjar, Nevina Shtylla.

“Një nga arsyet që po filloj të ndihem vërtet si në shtëpinë time është edhe stafi që po mundohet të më fus në shina dhe të më bëjë të ndihem shumë komode. Sa i takon impenjimit normalisht do të jetë më me ngarkesë nga Procesi Sportiv ku isha vitin e shkuar por nuk është dicka e re për mua sa i takon emisioneve të përditshme. Formati vjen risi për mua, dhe po e pres me kënaqësi por do të shohim si do të vijojë. Jemi ende në hapat e parë” – tha Nevina Shtylla.

“Jam shumë i lumtur që ja kam vjedhur Manushit e gjithë të Diellës, tashmë që Nevina është pjesë e shtëpisë sonë, e shtëpisë të të gjithë shqiptarëve tashmë. Me një orar tjetër që është bërë zyrtar prej orës 12:30 në TOP CHANNEL”- tha Florian Agalliu.

Veç ndryshimit të orarit dhe ardhjen e Nevinës nga Procesi Sportiv në Shtëpinë Tonë, skenografia e emisionit gjithashtu vjen ndryshe. Por pikat e forta të emisionit tuaj më të preferuar familjar do të vazhdoni t’i shihni në ekranin e Top Channel. Sfidat e gatimit me recetat më të shijshme të gatimit apo vende të pazbuluara më parë, së shpejti në “Shtëpinë Tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA