Ndërkohë që po zhvillohet hedhja e shortit për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020, u dorëzuan edhe disa çmime për paraqitjet e lojtarëve në edicionin e kaluar.

Kështu, portieri më i mirë në sezonin e shkuar të Champions League u shpall gardiani i Liverpulit, Alison Beker. B

Çmimi për mbrojtësin më të mirë të vitit që lamë pas, shkoi për holandezin e Liverpulit, Virxhil Van Dajk.

Çmimi për “Mesfushorin më të mirë të vitit” shkoi për talentin e Ajaksit, që tashmë është pjesë e Barcelonës, Frenki De Jong.

Ndërsa Lionel Messi ka fituar çmimin sulmuesi i sezonit për vitin 2018/19 UEFA Champions League.

Erik Kantona është nderuar gjithashtu ditën e sotme, me çmimin Presidencial nga UEFA.

Ky çmim, i akorduar nga vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, legjendës franceze, i cili përveç karrierës në fushën e blertë, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, është marrë edhe me aktrim, apo edhe me komentimin e ndeshjeve.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA