25/11 12:40
Pas dy ditë negociatash intensive, Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e paraqitur nga Barcelona për transferimin e brazilianit Neymar. Katalanasit ofruan 118 milionë paund, Ivan Rakitic dhe Jean-Clair Todibo, plus huazimin për një vit të Ousmane Dembele, por francezët nuk kanë pranuar.
PSG e ka konsideruar jo të mjaftueshme ofertën për yllin e ekipit.
Ndërkohë që rivalët e Barcelonës, Real Madrid raportohet se është në pozicion të favorshëm për transferimin e mundshëm të Neymar. Skuadra spanjolle pritet të bëjë një ofertë për brazilianin përpara se merkato të mbyllet të henën.
Top Channel