Një prej transferimeve më të bujshme në merkaton e kësaj vere në futbollin europian, rrezikon të dështojë pikërisht kur pritej momenti i firmës.

Vonesat në negociatat mes Aleksis Sanchez dhe Interit po çojnë në ndërprerjen e tratativave mes sulmuesit të kombëtares kiliane dhe skuadrës italiane, e tashmë edhe Mançester Junaitid po del kundër.

Ekipi që ka në pronësi sulmuesin Sancez, vuajti në ndeshjen e fundit veç disfatës me Kristal Pallas, edhe dëmtimin e futbollistit francez Entoni Marsial.

Problemet muskulare të lojtarit transalpin kanë dhënë një efekt domino edhe në skajin tjetër, pasi trajneri Solskjaer nuk pranon ta lërë të lirë Sançez, pa patur garancinë për rikthimin e shpejtë të titullarit në repartin ofensiv.

Një dëmtim i rëndë i Marsial do të bëjë të dështojë tratativa në të cilën Inter ka investuar javë të tëra kohë. Në pozitat aktuale, Mancester Junaitid kërkon që Inter të kontribuojë në pagesën e sulmuesit me 6 milionë Euro, diçka e cila refuzohet nag zikaltërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA