Urat e Voskopojës/ Ajo e Shën Prodhomit u restaurua, dy të tjera janë në rrezik

21/08/2019 12:23

Voskopoja, fshati që turizmin e mbështet tek bukuritë natyrore por edhe atraksionet kulturore mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara në Korçë.

Përveç kishave shekullore, dëshmisë të prekshme të rëndësisë historike të Voskopojës, urat janë një tjetër pasuri e çmuar kulturore për fshatin. Restaurimi i Urës së Shën Prodhromit, monumenti 3 shekullor i fshatit, nxori në pah elementë të veçantë, dëshmi e një qytetërimi shekullor.

E ndodhur në periferi të fshatit, ura tashmë shërben si një atraksion i ri për turistët e vizitorët.

Por në afërsi të fshatit ndodhen edhe dy ura të tjera. Ura e Kovaçit, një objekt i rëndësishëm që gjendet jashtë listës së monumenteve dhe vazhdon të degradohet çdo ditë si edhe ura e Shipskës, një nyje që lidh dy fshatrat me rëndësi të veçantë. Do të duhet që vëmendja e instancave të kthehet edhe tek këto dy ura për t’i shpëtuar ato nga rrënimi dhe për të ruajtur gjurmët e hershme të trashëgimisë sonë.

Top Channel