Jemi në një nga dhomat e Vilës së ish Diktatorit, sepse pikërisht kjo dhomë do të shndërrohet të hënën në orën 21 në një kinema, për të transmetuar filmin e regjisorit të ri grek Vasilis Kekatos, fitues i Palmës së Artë për këtë vit në Festivalin e Kanës, Ai xhiroi për tetë pre në një pikë karburanti historinë e flirtit të dy homoseksualëve, që edhe pse me buxhet zero, e premtoi atë që me Palmën e Artë.

“Kur bën Kinema, përpiqesh të ndryshosh historinë. Në njëfarë mënyrë kinemaja është politikë. Unë besoj që cdo film që e bën shoqërinë të bëhet më e mirë dhe mendje hapur, të besojë tek dashuria dhe kujdesi për njerëzit. Besoj që këto në këtë mënyrë e bënë filmin të fitonte”, shprehet Vasilis Kekatos.

Për regjisorin pas filmit ka një histori personale.

“Vëllai I babait tim, xhaxhai im, ishte homoseksual. Vdiq disa vite më parë, sepse jeta e tij ishte shumë shumë e vështirë. Doja ta bëja këtë film për nder të kujtimit të tij. Sepse tani në Greqi nuk është e vështirë të jesh homoskesual në mënyrë të hapur, por në shumë vende të botës është ende një krim”, shprehet më tej Kekatos.

“Distanca mes nesh dhe qiellit” ka qenë një film që ka pasur sfidën e realizmit më 0 buxhet. Kjo është një tjetër arsye që e shtyu regjisorin të vinte në Shqipëri.

“Buxheti vjetor që ekziston për cdo film shqiptar këtu është më pak se një film me buxhetin më të ulët në Amerikë. Kjo është çmenduri. Ekzaktësisht kështu ndodh edhe në Greqi”, thotë më tej regjizori.

Sa i përket projektit Tarkovsky është një trojet që ndërthur arkitekturën me kinemasë, për të identifikuar godia që kanë qenë të izoluara për publikun dhe për t’i shndërruar ato në kinema, qoftë edhe për një natë.

“Jam shumë i ndërruar, sepse kjo është hera e parë për Shqipërinë që mikpret Palmën e Artë. Kjo është shfaqja e dytë e filmit, e para pas Kanës, dhe është ekstremisht e rrallë”, tha themeluesi i Cine Tarkovsky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA