Më shumë se 100 qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan një gare të pazakontë në Dropull.
Më të rriturit vrapuan përmes rrugëve dytësore që përshkojnë disa fshatra të zonës nga Terihati në Dervician në garën malore 10 km dhe garën e ecjes së lirë 8 km.
Një kategori e tretë të miturish vrapuan në distancë deri 1,5 km duke ndërmarrë kështu një iniciativë masive sportive, më e rëndësishmja e tri dekadave të fundit në një territor ku emigracioni kap nivelin 8 për qind.
Vangjel dhe Andrea Baruta janë dy vëllezërit nga Derviciani që hodhën të parët idenë thanë se vrapimi ishte një eksperiencë unike, ndërsa tregoi se zona e ofron këtë mundësi për të gjithë të apasionuarit përmes shtigjeve mjaft të bukur turistikë.
Florentino që vinte nga Gjirokastra për t’u bërë pjesë e kësaj gare tregoi se të rinjtë e apasionuar pas sportit ndjejnë mungesën e aktivitetete të tilla sportive dhe ky ishte një shans i mirë për të.
Aktiviteti sportiv gjeti edhe mbështetjen e konsullatës greke, bashkisë së Dropullit dhe bizneseve të zonës. Për konsullin grek në Gjirokastër Lambros Kakisis organizime të tilla të përbashkëta ndikojnë në përmirësimin e klimës pozitive mes dy popujve miq dhe promovimin e turizmit në një territor që grekët e njohin ende shumë pak.
“Ishte një ngjarje e bukur një lloj zgjimi për të apasionuarit pas natyrës dhe monumenteve. Garës ju bashkuan minoritarët, grekët dhe shqiptarët. Edhe ngjarje si kjo i sjellin më afër popujt. Ne e mbështetëm eventin edhe si pjesë e misionit për ti dhënë frymë dhe promocion shtigjeve turistike në Dropull. Kjo pjesë e Jugut të Shqipërisë është pak e njohur për grekët. Ishte një mundësi për ta prezantuar përmes këtij aktiviteteti masiv sportiv”
Zona e Dropullit, me një habitat natyror të pasur ofron male, lumenj, mbi 50 monumente kulture dhe natyre si dhe rrënoja arkeologjike. Megjithatë territori është ende jashtë hartave turistike dhe vëmendjes së agjensive që operojnë në vend.
Top Channel