Në Itali, u shënua të mërkurën një vit nga tragjedia e urës së Xhenovas (Genoa), që i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Një ceremoni u mbajt në vendin ku një sektor i urës Morandi ra më 14 gusht 2018, duke bërë që dhjetëra makina dhe disa kamionë të binin nga shumë metra lartësi. Mbetje dhe hekur nga ura e shembur ka ende në tokë, dy kullat e mbetura në këmbë të urës u shembën me një shpërthim të kontrolluar në qershor, për të hapur rrugën për ndërtimin e një strukture të re.

Kryebashkiaku i Xhenovas, kryeministri italian Giusepe Conte dhe përfaqësues të familjeve të viktimave ishin të pranishëm në ceremoni. Kambanat e kishave të qytetit dhe sirenat e portit ranë pas një minute heshtje në orën 11:36 minuta, momentin e saktë kur ura u shemb.

Tani, në vend të urës së vjetër, do të ngrihet një strukturë e re, e projektuar nga arkitekti italian, i lindur në Xhenova, Renzo Piano. Ajo është planifikuar të hapet për trafik në prill 2020. Vetë arkitekti Piano thotë se shpreson që ura e tij të jetojë për një mijë vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA