Barcelona bën një tjetër lëvizje për të bindur Paris Saint Germain dhe për të bërë të mundur rikthimin e Neymar Jr në Camp Nou.

Pas indicieve që e jepnin brazilian afër Barcelonës vetëm pak orë pas mediat e quanin të kryer kalimin e tij te Reali i Madridit, telekamerat e emisionit sportiv Jugones kanë filmuar një takim mes drejtuesit të blaugranave Ariedo Braida dhe avokatit që dy vjet më parë pagoi shifrën e 222 milionë eurove në arkat e Barçës që Neymar u transferua te PSG. Sipas La Sextas marrëveshja mes palëve pothuajse është arritur me Paris Saint Germain që do të marrë në shkëmbim një shifër të konsiderueshme parash dhe kartonin e brazilianit tjetër Philippe Coutinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA