Mëngjesin e sotëm, gjatë finalizimit me sukses të operacionit “Agimi”, policia e Beratit vuri nën pranga tre shtetas për kultivim hashashi.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dijeni se Riza Xhemal Gjoroveni, 28 vjeç dhe Fatos Faredin Ballanga, 27 vjeç, që të dy banorë në fshatin Qereshnik, si dhe shtetasi Mehmet Xhevit Toska, 44 vjeç, banues në fshatin Balibardhë, Berat, janë kapur nga shërbimet policore duke kultivuar bimë narkotie si dhe armë zjarri pa leje.

Në cilësinë e provës materiale janë kapur dhe sekuestruar një çadër për banim, e cila shërbente për fjetje, bimë narkotike të thara në peshe 900 gramë, një peshore elektronike si dhe 860 bimë narkotike të kultivuara të përmasave nga 40 -70 cm, një automatik model 56, një pushkë model 54 dhe 150 fishekë.

Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat po punohet për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para drejtësisë të personave të tjerë të dyshuar për përfshirje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA