
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 7 vite pasi u arratis nga burgu i Patras, Greqi, saktësisht më 25 janar 2012.
Shkak u bë grabitja e një banke në Parga tre ditë më parë, ku shqiptari ishte një nga dy autorët e grabitjes me armë. Arrestimi i të arratisurit u bë i mundur në një prej rrugëve kryesore të Prevezës, ku më pas autoritet përkatëse e identifikuan 35- vjeçarin si autorin e grabitjes dhe njëkohësisht të arratisurin e shumë viteve më parë.
Në 2012- n, teksa vuante dënimin me 12 vite burg për vjedhje, grabitje të armatosur dhe hyrje të paligjshme në vend, shqiptari përfitoi nga një pushim gjashtë ditor për të mos u kthyer më në burg.
Aktualisht, i burgousri pritet të dënohet deri në 19 vite për shkak të grabitjes, armëmbajtjes pa leje dhe shumë veprave të tjera që rëndojnë mbi të.
Top Channel