24/11 20:21
Ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare politikanja veterane indiane Sushma Swaraj. Ajo ndërroi jetë në New Delhi pas një arresti kardiak.
Ajo ishte një ndër figurat më të rëndësishme të partisë që është në pushtet në Indi. Swaraj mbante postin e Ministres së Jashtme nga viti 2014 deri në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të kryeministrit Narendra Modi.
Në historinë e Inidisë ajo ishte femra e dytë që mbante një post të rëndësishëm politik.
Për vdekjen e politikanes kanë reaguar edhe figurat më në zë të politikës indiane. Kryeministri Modi shkruan në twitter: “Një kapitulli të lavdishëm në politikën indiane i erdhi fundi”.
Top Channel