11-vjeçarja Bess pret me durim të zhytet në ujin pak më të freskët se temperatura e trupit të saj. Sesioni i hidroterapisë zgjat 17 minuta, por bën mrekulli për artritin e saj. Bess është një mace.
Për të zbutur dhimbjen e saj, macja obeze që peshon 10 kg, shkon çdo javë në spitalin e kafshëve, një klinikë veterinare në një nga rrugët e Uashingtonit. Përtej trajtimit tradicional, klinika ofron edhe forma kujdesi që deri më tani kanë qenë privilegje të njerëzve, si psh akupunkturën dhe ultratingujt terapeutik.
“Kafshët shtëpiake po shihen gjithnjë e më shumë si anëtarë të familjeve. E kjo veçanërisht tek të lindurit në shekullin e ri, që e shohin veten si mamaja apo babai i foshnjave të tyre”, shprehet njw zonjw.
Në shtetet e bashkuara, 84.9 milionë shtëpi, ose 68 përqind, kanë një kafshë shtëpiake. Vitin e kaluar, shpenzimi për to shënuan një shifër rekord prej 72.6 miliardë dollarësh dhe pritet që këtë vit shifra të rritet akoma më shumë. Shpenzimet për shëndetin janë kategoria me rritjen më të madhe pasi pronarët e kafshëve po njihen me trajtime të reja.
Top Channel