Pikturës më të famshme në Kinë i është dhënë një makiazh digjital në një ekspozitë në Hong Kong, duke përdorur teknologjinë e fundit për ta shndërruar atë në një vepër arti gjigante, të animuar.

“Përgjatë Lumit gjatë festivalit Qingming “, pikturuar nga artisti perandorak Zhang Zeduan, në shekullin e 12, është përfolur prej kohësh si thesari kombëtar dhe shpesh krahasohet me Mona Lizën e Da Vinçit, falë edhe impaktit të jashtëzakonshëm që ka patur në artin kinez.

Piktura më shumë se pesë metra e gjatë, sjell jetën e përditshme në kryeqytetin e atëhershëm të dinastisë Song, gjatë një festivali të përvitshëm, duke filluar nga fushat e duke mbaruar në zemër të qytetit të zhurmshëm.  Një version i madh dixhital është ekspozuar në Hong Kong, duke sjellë më shumë se 800 persona të pikturuar në veprën e Zhang, në jetë, pasi ata lëvizin përreth kryeqytetit të vjetër.

Ekspozita, përdor teknologjinë 4D për të siguruar një përkthim dixhital të pikturës origjinale. Ajo do të jetë e hapur deri më 25 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA