Shakohoxha në “Pushime on Top”: Si e pushova nga puna Ilda Bejlerin

05/08/2019 19:01

I ftuar sot në programin “Pushime on Top” për herë të parë, Shakohoxha u shpreh për largimin e Ilda Bejlerit nga Digjitalb.

Ai theksoi se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit.

Iku Ilda së fundmi dhe tha që u zu me ty?

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Ne gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb po ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë”, shprehet Dritan Shakohoxha.

Gazetari foli edhe për marrëdhënien me dy djemtë e tij.

Ke patur fat dhe je babai i 2 djemve. Je bërë baba shumë i ri, 23 vjec.

“Jam babai që i përkushtohem shumë, por kur ke diferencë të madhe moshe ke dhe diferencë mentaliteti. Dhe i them shpesh herë që e di dhe unë këtë, mos u mundoni të ma hidhni”, thotë Shakohoxha.

Je shprehur qe nuk do doje kurrësesi qe ata të ndiqnin rrugën tënde.

“Nëse djali im do bëhej gazetar sportiv do vuante gjithë karrierës krahasimin e njerëzve me mua”.

Kush ka qenë më i rreptë, ti apo Miranda në familje?

“Unë jam më i rrepti, sepse i shtyj gjithmonë të bëjnë më shumë dhe të jenë më të mirët në fushën e tyre”.

15 vite në Digitalb dhe u festua një super koncert dhe na la të gjithëve gojë hapur.

“Dhe mua më la gojë hapur dhe nuk e prisja nga Ledioni që kishte organizuar çdo gjë ma tha me normalitet dhe nuk e kisha kuptuar. U ndjeva i surprizuar kur gjithë publiku më uroi ditëlindjen”.

Festa e Digitalb dhe njëkohësisht festa e drejtorit.

“Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë, bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë tek stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët”, ka përfunduar Dritan Shakohoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA