Artisti Ed Sheeran ka mundur të thyejë rekordin e grupit të famshëm irlandez, U2.

Turneu i tij muzikor “Divide” është aktualisht më gjiganti në histori, si përsa i përket të ardhurave ashtu edhe numrit të të pranishmëve.

Turneu nisi në mars të 2017- s dhe do të kulminojë në Chantry Park, fundin e këtij muaji.

Me ndalesën në Hanover të Gjermanisë, “Divide” do të arrijë kuotën e 736.7 milionë dollarëve duke lënë pas kështu rekordin prej 735.4 milionë dollarëve që mbahej më herët nga grupi i lartpërmendur.

Ndërkohë, për të përmbyllur turneun në fjalë duhen ende edhe 12 data koncertesh.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA