Media greke ‘Greek Reporter’ ka publikuar një artikull për reperin me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e grupit të shqiptarëve që kanë lindur apo kanë shkuar të vegjël në Greqi dhe tani po dominojnë skenat e vendit fqinj. Përveç Sin Boy, të njëjtin sukses po shijojnë Eleni Foureira apo Toquel.

Për t’u rikthyer te Sin Boy, kjo media shkruan se reperi “përçmohet” nga shumë vetë në Greqi, por ata që e duan janë më të shumtë.

“Sin Boy është një emër i madh në muzikën greke aktualisht, sidomos tek të rinjtë. Repi i tij hibrid i quajtur ‘trap’, karakterizohet nga një vështirësi e të kuptuarit, e kënduara me përtacëri për shkak të përdorimit të autotune, që gjithsesi është në modë”, shkruhet për reperin shqiptar.

Megjithatë, suksesi i Sin Boy nuk ka kaluar pa polemika. Ai shpesh herë është konsideruar arrogant dhe prejardhja e tij shqiptare nuk pëlqehet nga disa. Sin Boy ka lindur në Athinë në vitin 1994 nga dy prindër shqiptarë emigrantë.

“Ai ka thënë se i konsideron Greqinë dhe Shqipërinë si shtëpitë e tij, por beson se Greqia është vendi më i bukur në botë dhe vendi më i mirë për të jetuar”, shkruan Greek Reporter.

E ndonëse nuk i ka shpëtuar paragjykimeve gjatë jetës, i riu me origjinë shqiptare ka arritur të dominojë në skenën e Greqisë. Kënga e tij e re ‘Mama’ ka arritur në gati 40 milionë shikime në ‘Youtube’ dhe dëgjohet në çdo cep të Greqisë.

Sin Boy hyri fuqishëm edhe në tregun e muzikës shqiptare me bashkëpunimin me këngëtaren Rina, kënga e të cilëve ‘Gigi’, i ka kaluar 50 milionë shikime në ‘Youtube’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA