Era e re digjitale; Digitalb ofron dekoderat më të mirë në treg

05/08/2019 15:33

Platforma digitalb ka implementuar me sukses teknologjinë e transmetimeve numerike DVB T2 në të gjitha qarqet sipas afateve të procesit të digitalizimit.

Me dekoderat e DVB T2 të Digitalb mundësohet marrja e sinjalit televiziv me një cilësi të lartë dhe mjaft thjesht. Përveç paketave të Digitalb, qytetaret mund të shikojnë pa pagesë të gjitha kanalet kombëtare dhe lokale që transmetojnë sinjal.

“Mjafton të kesh këtë dekoder në të gjitha qarqet ku ka përfunduar procesi i digitalizimit mund të kapësh kanalet e Digitalb por jo vetëm, edhe kanale e lira, siç janë ato kombëtare dhe lokale, mjafton të kesh këtë aparaturën dhe këto kanale i shikon falas”, shprehet Amant Spirollari, përfaqësues i Digitalb.

Dekoderin tokësor DVB T2 të digitalb e merr falas me një abonim familjar, ndërkohë që ofrohet asistence teknike e vazhdueshme.

“Digitalb e ofron këtë aparaturën, mjafton të bësh një abonim në një paketë familjare dhe aparatin e merr falas. Nëse nuk kryeni pagesën, me këtë aparat përfitoni të gjitha kanalet e lira, mjafton të kesh këtë dekoder, një antenë dhe televizorin normalisht”, sqaron Amant Spirollari, përfaqesues i Digitalb.

Digjitalizimit i transmetimeve televizive është një detyrim ligjor për të gjitha vendet europiane përfshire dhe Shqipërinë. 1 shtatori është afati i fundit për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën duke mundësuar marrjen e këtij sinjali për 70% të popullisë.

Top Channel