Të fiksuarit pas mediave sociale, që fotografojnë veten në një liqen toksik në Siberi, dhe ky është një nga shembujt më të fundit të distancave që përshkojnë njerëzit me qëllimin e vetëm, realizimin e selfiet të përkryer.

Për të tjerë, përpjekja ka qenë më dramatike, selfie i ka marrë jetët më shumë se 250 personave nga tetori 2011 deri në nëntor 2017.

Kërkuesit, që kanë analizuar raportet e mediave për vdekjet e lidhura me selfiet, thonë se shifra mund të jetë shumë herë më e lartë, kjo pasi një numër rastesh nuk dokumentohen.

Sipas studimeve, të rinjtë dhe turistët tentohen më shumë për shkak të dëshirës për të treguar se po kalojnë mirë.

Të dhënat tregojnë se Rusia është mes vendeve me numrin më të madh të incidenteve fatale ndërsa bëhen selfie. Edhe pse nuk është raportuar ndonjë rast, një liqen në Siberi është bërë magnet për përdoruesit e Instagramit për shkak të ujit ngjyrë turkeze, por liqeni nuk është ai që duket, ngjan me një parajsë, dhe quhet nga shumëkush Maldivet e Siberisë, por është një depozitë lëndësh toksike.

Atje madje autoritetet kanë ndërmarrë edhe një fushatë ndërgjegjësimi, me ministrinë e brendshme ruse që ka shpërndarë fletëpalosje ku shkruan: Një selfie e bukur mund të të marrë jetën, shoqëruar me shembuj se si dikush mund të humbasë jetën ndërsa përpiqet të realizojë një foto që do të merrte shumë pëlqime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA