Një pauzë relative në sulmet terroriste të kryera nga grupet islamike, mund të përfundojë para fundit të këtij viti paralajmërojnë ekspertët e OKB. Monitoruesit e kombeve të bashkuara, në një raport të paraqitur në këshillin e sigurimit, thonë se pavarësisht se kalifati gjeografik i të ashtuquajturit Shteti Islamik është shembur, lidershipi i grupit po provon të adaptohet, mbijetojë dhe konsolidohet përmes celulave të fjetura në përgatitje për një rebelim të mundshëm.
Shteti islamik do të riinvestojë në kapacitetet për të drejtuar dhe kryer sulme komplekse ndërkombëtare në momentin e duhur thuhet në raport.
“Mungesa aktuale e sulmeve të tilla, si pasojë nuk do të zgjasë shumë, me gjasa jo deri në fund të 2019; të tjera sulme të frymëzuara nga shteti islamik do të ndodhin, ndoshta edhe në vende ku nuk pritet shton raporti.
Ky i fundit bazohet tek informacione të siguruara nga vende anëtare të OKB dhe nënvizon se rreziku i sulmeve terroriste në Evropë mbetet i lartë, pavarësisht reduktimit të shkallës së sulmeve të suksesshme gjatë vitit të shkuar. Kontinenti i vjetër u godit rëndë në 2015 dhe 2016 kur sulmet terroriste i morën jetën qindra personave. Në 2017, viktimat e sulmeve terroriste u përgjysmuan.
Por, potenciali për sulme të reja, është i madh.
Top Channel