23/11 14:13
Marc Marquez kompletoi një punë fantastike në provat zyrtare për çmimin e madh të Çekisë, në botërorin e MotoGP, dhe do të niset para të gjithëve në garën që do të zhvillohet të dielën në pistën e Brno.
Piloti spanjoll firmosi Pole position numër 86 në karrierën e tij, me një strategji të diskutueshme me gomat që gjithsesi dha frytet në pistë. në linjë të parë bashkë me të, do të jetë pak i distancuar edhe Miler me motorin Dukati, dhe Zarko me motorin KTM.
Top Channel