Jepen medalje të tjera në Lojërat Pan Amerikane që po mbahen në Lima të Perusë.

Për herë të parë në këtë kompeticion u dhanë medalje në Stand Up Paddle. Për femra medalja e artë i shkoi brazilianes Lena Guimaraes, e ndjekur nga amerikania Candice Appleby në vendin e dytë, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Maricarmen Rivera. Për meshkuj fitorja i takoi Connor Baxter. Në vendin e dytë u rendit Vinnicius Martins, ndërsa në të tretin u pozicionua Itzel Delgado.

Ndërkohë u zhvilluan garat kualifikuese në gjimnastikën ritmike me me skuadrën e Brazilit që u rendit e para në grup në ekzekutimin e ushtrimeve me top duke lënë në vendin e dytë dhe të tretë Meksikën dhe SHBA.

Vijojnë ndeshjet e raundit eliminator edhe në lojërat me dorë. Në volejboll për meshkuj Argjentina fitoi me Porto Rikon 3-0 në Grupin A, ndërsa Kuba mundi Perunë 3-0. Në Grupin B, Meksika fitoi me Kilin 3-0, ndërkohë që një rivalitet i madh u pa në sfidën mes SHBA dhe Brazilit që u fitua nga ky i fundit 3-2.

Në basketboll për meshkuj në raundin kualifikues bie në sy humbja e Argjentinës ndaj Meksikës 72-64 si dhe disfata e skuadrës amerikane në përballjen me Porto Rikon 87-84.

Tabela e medaljeve e Lojërave Pan Amerikane deri në këtë moment kryesohet nga SHBA me 41 medalje të arta, 35 të argjendta e 25 të bronzta e shkëputur ndjeshëm nga Meksika në vendin e dytë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga Kanadaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA