Gjykata rikthen guroret në Tomorr/ Vendimi absurd: Qeveria nuk pyeti pronarët e guroreve

03/08/2019 15:16

Gjykata e Apelit Administrativ vedosi më 17 korrik që të shfiqizojë vendimin e qeverisë për ndalimin e shkatërrimit të Malit të Tomorrit nga kompanitë që nxjerrin pllaka guri.

Gjykata e quan të paligjshëm vendimin e qeverisë dhe kërkon që kompanitë që shkatërruan malin e Tomorrit të rikthehen në punë. Pak kohe më parë ndalimi i punës në Malin e Tomorrit u shoqërua me shume debate dhe duket se lobimet arritën te rrëzojnë një vendim qeverie. Mali i Tomorrit ishte shpallur i gjithi park i mbrojtur kombëtar, por Gjykata në një nga arsyetimit e saj në vendim shprehet se për këtë vendim nuk është pyetur komuniteti, dhe që në Malin e Tomorrit janë pronarët e gurorëve që e shkatërruan atë mal.

Qeveria kishte vendosur më herët që të kthente në park kombëtar të gjithë Malin e Tomorrit i cili prej disa dekadash po gërmohej nga gurorë të shumta për të nxjerrë pllaka guri.

Dëmet në mal janë të konsiderueshme dhe pothuajse të pakthyeshme.

Mjaftuan disa muaj ndalim që në mal të riktheheshin kafshët e egra. Kamerat e agjecive të zonave të mbrojtura kanë kapur kafshët të lira në mjedisin e tyre dhe që janë shtuar edhe nga ndalimin i gjuetisë.

Por rikthimi i guroreve do të shkatërroje habitatin e tyre. Pak muaj më parë një shoqatë jofitimprurëse që gruponte pronarët e guroreve që kanë nxjerrë shumë fitime ne mal, ankimoi vendimin në Gjykatë.

Gjykata e Apelit Administrativ e përbërë nga gjykatësja kryesuese Alkelina Gazidede dhe me anëtarë Bari Shytin, Fjoralba Priftin dhe Amarildo Lacin vendosi të rrëzoje vendimin e qeverisë, ndërsa gjyqtarja Blerona Hasa ne minorance votoi që Mali i Tomorrit të mos shkatërrohej nga guroret. Ky është vendimi me firmat e gjyqtarëve ndërsa kjo është oponenca e gjyqtares Hasa.

Ndërkohë në Berat është organizuar në protestë kundër vendimit të Gjykatës. Të rinj dhe banorë të zonës me pankarta në duar kërkojnë anulimin e vendimit të Gjykatës ndërsa është lajmëruar edhe përgatitja e një peticioni kundër këtij vendimi.

Top Channel