Tjetër mbrëmje e qetë në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente Akademik prof. dr Artan Fuga përballë një paneli pedagogësh në një sallë leksionesh iu rikthye edhe njëherë ligjit për Akademinë e Shkencave. Ai u ndal kryesisht tek dy nene.
Tek neni, i cili kufizon kompetencën e Presidentit të Republikë si dhe njëkohësisht dy nene që kufizojnë autonominë e Universitetit.
“Sipas Ligjit që po flas për Akademinë e Shkencave. Neni 11, pika 6. Shikoni si e formulojnë. Presidenti mund të mos e emërojë kryetarin e Akademisë, por nëqoftëse shumica e anëtarëve të Akademisë nuk është dakord me mos emërtimin, atëherë mandati i presidentit bie. Unë kur kam parë këtë, kam thënë mirë këtë e kanë bërë si të duan, por ndonjë jurist ka në Akademinë e Shqipërise, apo kanë vdekur të gjithë”, tha Fuga.
Prof Dr. Fuga paraqiti të gjitha provat juridike që vërtetojnë se ligji për Akademinë e Shkencave shkel në disa nene, Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e Punës, Ligjin për Arsimin e lartë dhe shkencën si dhe vendos në rrezik liritë e kërkimit shkencor.
“Neni tre i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor flet: Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike për të zhvilluar programet e studimit. Të shikojmë se çfarë na thotë ligji për Akademinë e Shkencave, që për mua është një dështim i reformimit. Neni 4, pika 3; referuar Akademisë: të ndërtojë strategjitë dhe të zbatojë politikë për përdorimin e njehësuar të gjuhës shqipe zyrtare të terminologjive bashkëkohore të shkencës dhe teknikës, si dhe për konsolidimin e gjuhës shqipe në të gjitha fushat e shkencës. Kush ja jep këtë të drejtë? Sot në Akademinë e shkencave nuk ka asnjë gjuhëtar nën moshën 75 vjeç. Institutet e gjuhësisë dhe letërsisë janë jashtë sistemit të akademisë “, tha Fuga.
Ligji ka ardhur pa një relacion financiar, siç e kërkon neni 82 i kushtetutës dhe ka mënjanuar nga hartimi i këtij ligji, ministrinë e Arsimit, kompetencë të cilën asaj ja jep ligji për arsimin e lartë.
Profesor Artan Fuga e shprehu besimin e plotë se Presidenti i Republikës Zoti Ilir Meta , bazuar në prova dhe argumenta, do të mbajë qëndrimin adekuat karshi këtij ligji.
Top Channel