Dukej sikur destinacioni i Elseid Hysaj ishte Roma por një ekip i madh ka dalë në skenë ku mund të prishë të gjitha bisedimet e bëra deri tani mes ekipeve.
Juventus është interesuar sërish për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare. 25 vjeçari shikohet si pasardhës i Joao Cancelos pasi portugezi pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë kalimin te Manchester City për 50 milionë euro, prej të cilave 20 milionë Juventusi do t’i shfrytëzojë për blerjen e Hysajt.
Sipas mediave italiane tranferimi i Cancelos tek City e bën thuajse të kryer transferimin e Hysaj tek Juventus. Sarri ka një simpati të madhe për Hysaj ku ka punuar me të tek Empoli dhe Napoli.
Shkodrani nuk është në planet e Ancelotti-t dhe nuk do që të kalojë dhe një sezon tjetër në stol. Roma ka shprehur interesim duke ofruar 17 milion euro, por futja e Juventus në garë edhe një herë mund të bëjë që shkodrani të ndërrojë destinacion.
Top Channel