Katy Perry ka kopjuar këngën e saj të 2013, “Dark Horse” nga një këngë rep kristiane.
Ky është vendimi i një Gjykate amerikane. Katy dha prova në gjyqin një javor, përmes të cilave mohonte të kishte dëgjuar ndonjëherë këngën e 2009, Joyful Noise, nga Flame, para se të regjistronte këngën e saj.
Ajo madje ishte ofruar edhe të performonte këngën “Dark Horse” në sallën e gjyqit, kur avokatët nuk mundën ta vinin atë të dëgjohej nga anëtarët e jurisë për shkak të një defekti në sistemin e altoporlantëve. Por, pavarësisht kësaj, juria vendosi kundër këngëtares.
Avokatët e Katy Perrit thanë se ritmi i të dyja këngëve ishte i ngjashëm dhe i rëndomtë, duke argumentuar se për këtë shkak, “Flame” nuk mund të pretendonte të drejtën e autorit. Por pala akuzuese tha se Katy dhe ekipi i saj, kishin kopjuar një pjesë të rëndësishme të këngës.
“Dark Horse” u prezantua në 2013 si pjesë e albumit të katërt të “Katy Perrit” dhe si një nga hitet më të mëdha të saj. Ajo është shitur në më shumë se 13 milionë kopje në të gjithë botën dhe videoja e këngës ishte e para e një artisteje femër që arrinte një miliardë shikime në “youtube” dhe “vevo”. Në total, kënga është shikuar më shumë se 2.6 miliardë herë që kur ajo është publikuar.
Top Channel