Smilyana Zaharieva e dinte se kishte një dhunti që kur pa audiencën e saj të dridhej apo qante gjatë performancave.
Tani, një rekord zyrtar Guinness konfirmon që këngëtarja bullgare ka një nga zërat më të fuqishëm në planet, që mund të qëndrojë i shtrirë në mënyrë perfekte dhe të jetë i lartë sa të kumbojë edhe mbi një koncert të zhurmshëm roku.
Zaharieva tani do të eksplorojë efektet kurative të tingullit për të ndihmuar njerëzit dhe për të gjetur një mesazh për të përçuar.
Zaharieva tregon se ajo kish shpërthyer në lotë kur kish marrë certifikatën e rekordit zyrtar Guinnes, muajin e shkuar, duke konfirmuar se ajo kishte arritur notën vokale më të lartë mezzo-soprano.
“Kur pashë monitorin të tregonte 113.8 decibelë, edhe unë vet u shtanga”, u shpreh ajo.
Një mësuese irlandeze, Annalisa Flanagan, mban rekordin botëror të ulërimës më të fuqishme, me 121 decibel, por nuk ka patur deri më tani një rekord të mëparshëm për sa i takon këndimit. Këngëtarja bullgare nga qyteti jugor i Plovdivid, me 113.8 decibelët e saj, ka mundur të arrijë të njëjtin nivel lartësie që mund të dëgjosh në një koncert roku, tek një orkestër simfonike apo tek sirena e një autoambulance.
Top Channel