Babai i dy binjakeve 1 vjeç qe vdiqen pasi ai i harroi në makinë në mesin e një dite përvëluese në New York, shpërtheu në lot në sallën e gjyqit kur dëgjoi se nëpër çfarë agonie kishin kaluar fëmijët, dhe sesi temperaturave e trupit të të vegjëlve të bllokuar brenda mjetit kishte mbërritur 42,2 grade celsius.
Punonjësi social, ish veteran i luftës së Irakut përballet me akuzën e vrasjes nga neglizhenca, e pasi pagoi dorëzaninë prej 50 mijë dollarësh, u la i lirë ndërsa gjykimi i tij do të vazhdojë. Jashtë sallës së gjyqit, e shoqja e priti me përqafime.
Jose Rodriguez duhet ti linte në çerdhe vajzën Luna dhe djalin Phoeniz, përpara se të shkonte në pune, por krejtësisht i hutuar, ai i kishte harruar makinë. Kur u kthye pas tëtë orësh, ishte nisur me mendimin ti merrte në çerdhe, dhe kishte ecur për rreth 10 minuta përpara se të kuptonte që fëmijët në fakt, ishin në sediljen e pasme, pa ndjenja, ndërsa nga goja i dilte shkumë.
Pas zbulimit tragjik, 39 vjeçari shpërtheu në ulërima siç tregojnë kalimtarët e rastit, që thirrën menjëherë shërbimin e urgjencës. Fqinjët e përshkruajnë Rodriguezin, që ka dhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, si një baba të përkushtuar, e thonë se ai psikologjikisht, ndoshta nuk do të arrijë ta kapërcejë vetë këtë moment, por mund ti nevojitet ndihmë e specializuar.
Top Channel