Real Madrid do të përballet sot me Atletiko Madrid në një ndeshje miqësore në parasezonalet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë publikuar edhe formacionet e dy ekipeve ku secili nga ekipet hidhet në fushë me formacionet më të mira me synimin që të shikohet forma e lojtarëve dhe të fitojnë derbin.
Real Madrid është në fushë me formacionin 4-3-3, ku bie në sy startimi i Hazard dhe Vinicius së bashku ku në sulm do të ndihmohen nga Jovic.
Nga ana tjetër Atletiko Madrid është në fushë me formacionin 4-4-2. Simeone ka aktivizuar transferimet e reja si Trippier, Felix etj.
Ja formacionet e dy ekipeve:

Top Channel