Dy futbollistët e Arsenal Mezut Ozil dhe Sead Kolasinac ishin shenjestra e një bande të armatosur në rrugët e Londrës.

Siç raportohet në mediat angleze banda tentoi të vidhte makinën e Ozil nën kërcënimin e thikave.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar sepse hajdudët un larguan me motor pasi Kolasinac doli nga makina dhe thuajse pati një përleshje me to.

Dy futbollistët i ndoqën hajdudët për rreth një milje. Ozil dhe Kolasinac u ndalën tek Golders Green Lane ku ishin më të sigurt.

Arsenali tha në një deklaratë: “Ne kemi qenë në kontakt me të dy lojtarët dhe ata janë mirë”.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA