Drejtuesit dhe tifozët e Real Madrid janë të tronditur pasi ylli i skuadrës së tyre mund të humbasë krejt sezoni akoma pa e filluar atë.

Marco Asension u dëmtua në ndeshjen miqësore parasezonale kundër Arsenal. Reali po humbiste 2-0 kundër Arsenal por golat e Bale dhe Asensio i dhanë barazpeshën madrilenëve të cilët në fund e fituan ndeshjen me penallti.

Vetëm 2 minuta pas shënimit të goli Asensio kapi keq gjurin duke bllokuar në një aksion pa shumë prentendime sulmuesin kundërshtar Aubameyang. Spanjolli u largua me barrelë nga fusha e lojës.

Diagnozat e paraprake flasin për një këputje të ligamenteve në gjurin e majtë, në rast konfirmimi Asensio mund të thotë lamtumirë sezonit ende pa filluar mirë. Në përfundim të sfidës së fituar nga Reali pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë foli dhe trajneri Zidane: “Jemi shumë të shqetësuar dhe të tronditur nga ajo që ndodhi me Asension”- tha Zidane.

Top Channel